Një ngjarje mjaft e dhimbshme ka ndodhur mbrëmë në Brod të Shtërpcës, ku një burrë dyshohet se ka vdekur si pasojë e dhunës që ka përjetuar nga i biri. I ndjeri u dërgua në spital pa shenja jete, pasi fillimisht gruaja e tij e raportoi djalin e tyre për dhunë në familje.
Advertisements
Burimet e Sinjalit nga Emergjenca kanë bërë të ditur se nëna e të dyshuarit, ka kërkuar ndihmë nga Policia, pasi ka raportuar se ajo dhe burri janë sulmuar fizikisht nga djali.
Viktima është dërguar pa shenja jete në Emergjencën e Spitalit të Ferizajt, ku është konfirmuar vdekja e tij.
Advertisements
Ndërkohë, sipas informatave të para, edhe gruaja e viktimës, nëna e të dyshuarit, ndodhet në Emergjencë dhe ende nuk dihet për gjendjen e saj shëndetësore.
Policia është njoftuar nga spitali për rastin dhe së shpejti pritet të ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore.