E RËNDË/ Djali piu zbardhues rrobash, nëna hidhet nga ballkoni nga paniku

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francavilla Fontana, në zonën e Brindisit ku një djalë 6-vjeçar ka pirë aksidentalisht ujë me zbardhues dhe nëna në panik është hedhur nga dritarja e shtëpisë së tyre.

Advertisements

Sipas mediave të huaja mësohet se nëna, 41 vjeç dhe djali janë shtruar në spital dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

I mituri po mbahet nën kujdesin e mjekëve pasi ka pësuar djegie në gojë.

Advertisements

Ishin kalimtarët ata të cilët lajmruan ambulancën dhe policinë. Ndërkohë, autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Artikulli paraprakI nxehti kulmon në mesjavë, meteorologia Lajda Porja zbulon zonat ku termometri pritet të shkojë mbi 40 gradë Celsius
Artikulli tjetërTjetër aksident në det, gomonia në Vlorë godet 7 vjeçarin