Mbarë opinioni publik është tronditur në Greqi nga një video që është publikuar ditën e sotme.
Advertisements
Në video ilustrohet momenti kur një burrë tenton të mbysë fëmijën e tij në mes të rrugës në qendër të Athinës.
Ishin kalimtarët rastësorë dhe nëna e fëmijës ata që shpëtuan beben nga duart e babait mostër, i cili luftoi me mish e me dhëmbë për të mbytur fëmijën e tij.
Advertisements
Sipas dëshmitarëve okularë mes personave që dhanë betejë për të shpëtuar fëmijën nga duart e babait ishin dhe disa qytetarë shqiptarë. Sipas pamjeve nga video, gruaja që kalon afër babait mostër kupton se fëmija është në rrezik dhe menjëherë tenton ta marrë foshnjën nga babai.
Ndërkohë e ëma e fëmijës ( gruaja ,e bluzë të kuqe) vrapon gjithashtu për të shpëtuar fëmijën, por nuk ia del, pasi burri e shtyn me forcë dhe e rrëzon.
Për fat të mirë falë ndërhyrjes së disa qytetarëve tjerë, babai u neutralizua dhe fëmija shpëtoi nga duart e të atit.