E rëndë/ 3 persona bëjnë për spital imamin e xhamisë, arrestohen nga policia

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar tre të rinj që dyshohet se rrahën rëndë imamin e fshatit Lupç i Poshtëm të Podujevës, Zeqir Berishën, raporton Express.

Advertisements

Të arrestuar janë: B.M, 27-vjeçar, A.M, 28-vjeçar dhe Sh.M 25-vjeçar, të cilët janë dërguar në mbajtje. Ndaj tyre është inicuar rast për “vrasje në tentativë”.

“Personi i lënduar Z.B. mashkull, është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet policore të Podujevës menjëherë kanë filluar ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore dhe kanë arritë të arrestojnë tre persona të dyshuar”, ka njoftuar Policia.

Advertisements

Njoftimi i plotë i policisë:

Arrestohen tre persona të dyshuar për vrasje në tentativë.

Mbrëmë rreth orës 22:00, policia ka marrë informacionin se në fshatin Lupç i poshtëm të Podujevës, është gjetë një person i lënduar rëndë.

Personi i lënduar Z.B. mashkull, është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet policore të Podujevës menjëherë kanë filluar ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore dhe kanë arritë të arrestojnë tre persona të dyshuar.

Personat e arrestuar:

1.B.M, mashkul 27vjeç

2.A.M, mashkul 28vjeç dhe

3.Sh.M mashkul 25vjeç,

pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes, ndaj tyre është iniciuar rasti vrasje në tentativë.

Artikulli paraprakKëngëtarja e njohur shqiptare i shtang të gjithë, zbulon bakshishin e majmë që ka marrë në një dasmë
Artikulli tjetërTronditëse/ Gruaja vret burrin në gjumë me çekiç dhe thikë, shokon me ato që tregon: Më tradhtonte!