E masakroi nënën me thikë dhe iku nga banesa, flasin fqinjët e 50 vjeçares dhe tregojnë detajet e ngjarjes së rëndë

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë në Fier, ku një 30 vjeçar plagosi me thikë nënën e tij 50-vjeçare.

Advertisements

Mësohet se Donika Çobaj jetonte me një vajzë pasi bashkëshorti i kishte vdekur ndërsa djali ishte emigrant në Gjermani. Ky i fundit, Klaudjo Çobaj, kishte rreth 20 dite qe ishte kthyer nga gjermania.

Fqinjët tregojnë se ishte familje shumë e mirë dhe e kanë pasur të vështirë ta besojnë ngjarjen. Djali nuk ka qenë problematik dhe nuk janë dëgjuar debate me parë. Sot fqinjët kanë dëgjuar fjalë, por nuk kanë parë çfarë ka ndodhur.

Advertisements

Djali pasi e ka goditur nënën me thikë,është larguar menjëhere nga banesa. Ngjarja ka ndodhur brenda banesës, ndërsa autori nuk raportohet të ketë pasur probleme të shëndetit mendor

Burime konfidenciale nga policia e Fierit bëjnë të ditur se Klaudjo Çobaj ka kryer sulmin me thikë ndaj nënës së tij Donika Çobaj në gjendje të dehur. Nuk dihet nëse ai ka konsumuar pije alkoolike apo lëndë narkotike.

Artikulli paraprakVdekja e nipit të deputetit të Kuvendit/ Arrestohet pronari i kalçetos, tragjedia u shkaktua nga
Artikulli tjetërPse u vra Martin Çeço?! Dëshmia e bariut ndryshon ngjarjen “360 gradë”: I zbuluan parcelën me kanabis, e kërcënonte një grup i fuqishëm, rreth 90 veta