E FUNDIT/ U fut të shpëtonte të miturit dhe u mbyt vetë, policia gjen trupin e pajetë të 18-vjeçarit në Durrës

Policia ka reaguar në lidhje me humbjen në det të të riut në plazhin e Bisht Pallës. Blutë e Durrësit bëjnë me dije se kanë gjetur trupin e pajetë të të riut që u fut për të nxjerrë nga ujërat e detit dy të mitur, por ndërkohë që i ka shpëtuar ata, nuk ka mundur të dalë vetë.

Advertisements

Më herët, abcnews.al raportoi në lidhje me ngjarjen në fjalë ku gazetari Leonidha Musaj bëri me dije se gjithçka ndodhi gjatë orëve të mesditës teksa të rinjtë ishin duke u larë në det.

Njoftimi i policisë

Advertisements

Durrës/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak për shtetasin A. K., rreth 18 vjeç, që dyshohet se u fut në det, për të shpëtuar dy fëmijë të mitur, ju bëjmë me dije se:

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë gjetur dhe kanë nxjerrë nga uji, trupin e pajetë të shtetasit A. K.

Artikulli paraprakKjo është përgjegjësja e Kadastrës së Tropojës në kërkim, 31-vjeçarja me 7 fëmijë që kandidoi për PS në zgjedhjet e 25 prillit
Artikulli tjetërÇfarë po ndodh me Saimir Tahirin? Zbulohen përplasjet, ish-ministri kërkon transferimin