Aktori Tony Sirico, i njohur më së shumti për rolin e tij si një nga anëtarët e grupit mafioz tek filmi në The Sopranos, ka vdekur në moshën 79-vjeçare.
Advertisements
Ai portretizoi në mënyrë të mrekullueshme Paulie “Walnuts” Gualtieri, një mafioz imagjinar që luan një rol kyç në një rrjet të krimit të organizuar në shtetin amerikan të Nju Xhersit, shkruan BBC.
“Tony ishte si askush tjetër: ai ishte sa i ashpër, aq edhe besnik dhe me zemër të madhe sa nuk kam njohur ndonjëherë ndokënd tjetër” tha miku i tij aktor Michael Imperioli i cili shkroi në Instagram:
Advertisements
“Jam krenar të them se kam bërë punën time më të mirë dhe më argëtuese me shokun tim të dashur Tony. Do të më mungojë gjithmonë. Ai është me të vërtetë i pazëvendësueshëm.”
Vëllai i tij, At Anthony Sirico, shkruajti në Facebook se ai ka lënë pas dy fëmijët e tij, nipërit e mbesat dhe “shumë të afërm të tjerë”.
“Me pikëllim të madh, por me krenari, dashuri dhe shumë kujtime të bukura, familja e Gennaro Anthony ‘Tony’ Sirico dëshiron t’ju informojë për vdekjen e tij në 8 korrik 2022. Familja është thellësisht mirënjohëse për shprehjet e shumta të ngushëllimeve”, shkruajti i vellai.
Sirico lindi në Brooklyn, Nju Jork, dhe u arrestua 28 herë – duke kaluar dy periudha në burg.