‘Dyshojmë tek dy shtete’! Rama flet për sulmin kibernetik: NATO na ka dalë në mbrojtje!

Prej disa ditësh Shqipëria ka pësuar një sulm kibernetik si rrallë herë më parë.

Advertisements

Kryeministri Edi Rama ishte sot në një takim me drejtuesit e rinj të Partisë Socialiste në 61 bashkitë e vendit.

“Jemi në kushte të sulmit kibernetik super te sofistikuar. Ka përfshirë në procesin e mbrojtjes dhe kundërsulmit NATO në kundërsulm. Dhe po punohet me një skuadër përtej skuadrës tonë.” tha Rama.

Advertisements

Sipas kreut të qeverisë, ka dy shtete që Shqipëria dyshon që kanë ndërmarrë këtë sulm të rëndë dhe të sofistikuar. Megjithatë Rama nuk ka përmendur emra duke thënë se ende nuk është vërtetuar me prova se cili prej tyre ka sulmuar portalet qeveritare.

Duke u ndalur tek kompleksiteti i këtij sulmi, kryeministri theksoi se është tepër i rëndë dhe se nuk bëhet fjalë për hakera të thjeshtë që sulmojnë qeverinë.

Rama shtoi se të gjitha të dhënat nuk janë dëmtuar, pasi në to nuk ka informacione sekrete dhe që dëmtojnë shtetin.

“Platforma është rikthyer në punë dhe po vazhdon puna për rikthimin e shërbimeve. Pas një sulmi shumë kompleks dhe që ne besojmë është një sulm i organizuar nga një shtet. Nuk është çështje hakerash, por është një shtet mbrapa këtij sulmi. Nuk e dimë ende me binde të plotë ta verifikojmë shtetin. Dy janë shtet që dyshojmë e them këtë për të thënë se sulmi është kompleks dhe agresiv. Sistemet nuk kanë çeduar në aspektin e shkatërrimit të tyre. Nuk janë zhdukur të dhënat e shteti. Nuk mban AKSHI të dhëna. Është një dispeçer. Dhe bëhet fjalë për dokumente zyrtarë. Janë dokumente jo sekret. Dhe kjo është situata. Sistemet kanë filluar të kthehen në punë. Është e neveritshme të shikosh se si lajmet e rreme pa lidhje janë lëshuar,” tha ai.

Artikulli paraprakOperacioni i madh i drogës në Fier, policia arreston dy persona: Si u rrezikuan jetën policëve
Artikulli tjetërMe “trefletësh” në çorape, polici kapet me drogë në komisariatin e Kukësit, kolegët e “zhveshin”