Dita nis me kthjellime, ja sa pritet të shkojnë temperaturat

Masat ajrore të qëndrueshme do të përfshijnë vendin tonë duke sjellë gjatë orëve të paradites alternime kthjellimesh dhe kalime të lehta vranësirash, ku më të theksuara do të jenë në zonat malore. Por parashikohet që në orët e mesditës dhe pasdites gradualisht kthjellimet të bëhen dominuese në një pjesë të mirë të territorit Shqiptar.

Advertisements

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por do të rriten ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 33°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Advertisements

Kosova

Vijon, moti i qëndrueshëm të dominojë territorin e Kosovës, ku në orët e para të ditës kthjellimet do të jenë mbizotëruese. Parashikohet që në gjatë mesditës dhe pasdites vranësirat të theksohen, ku më të dukshme do të jenë në Veriperëndim të vendit por nuk priten reshje.

Maqedonia e Veriut

Zhvillimi i një qëndre të presionit të lartë atmosferik mbi Ballkanin Perëndimor do të sjelli në territorin e Maqedonisë së Veriut mbizotërim të kthjellimeve dhe kalime të lehta vranësirash, ku kthjellimet më të dukshme do të jenë paradite. Ndërsa pasditja thekson përkohësisht vranësirat.

Europa

Europa Jugore dhe gadishulli Iberik; do të jenë në dominimin e motit të qëndrueshëm, ku më të dukshme kthjellimet parashikohet të jenë në brigjet e Egjeut. Ndërsa me vranësira të shpeshta dhe shira të dendur shiu do të paraqitet pjesërisht rajoni i balltikut si edhe Europa Veriore. Gjithashtu me mot të vranët dhe reshje të konsiderueshme shiu do të jetë Europa Lindore.

Artikulli paraprakPanik në ajër, avioni përfshihet nga flakët, ulet mes frikës(Video)
Artikulli tjetërFifi “hap” zemrën me fansat: Pas kësaj buzëqeshje ka shumë plagë që