Detaje të rënda nga krimi në familje, djali i dehur rrahu babanë derisa i mori jetën

Krimi në familje tronditi Divjakën ditën e sotme, ku djali vrau babain. Burime konfidenciale kanë pohuar për ABC se autori, Andrea Stasa në momentin që ka kryer vrasjen e të atit, Mitër Stasa 85-vjeç ka qenë në gjendje të dehur.

Advertisements

58-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj të atit dhe i ka marrë jetën të atit. Policia bën me dije se për motive të dobëta ai dyshohet se e ka mbytur të moshuarin.

Policia ka shoqëruar në ambientet e komisariatit autorin e dyshuar. 58-vjeçari rezulton person me precedentë të mëparshëm penal, pasi ka kryer 13 vite burg.

Advertisements

Njoftimi i policisë:

Divjakë

Informacion paraprak

Sot më datë 06.07.2022, është gjetur në banesë pa shenja jete dhe me shenja dhune, shtetasi M. S., 85 vjeç, banues në Remas, Divjakë.

Nga hetimet paraprake autor i dyshuar i vrasjes së 85-vjeçarit dyshohet se është djali i tij, shtetasi A. S., 58 vjeç, i cili dyshohet se për motive të dobëta e ka mbytur.

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Divjakë shtetasi A. S., dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakDjali vrau babanë e tij, policia zbardh detaje nga ngjarja e rëndë (EMRAT)
Artikulli tjetërDjali që vrau babain nuk flet para policisë, ende nën efektin e alkoolit