Detaje të reja/ Si u manipulua kontejneri me banane në portin e Durrësit

Detaje të reja për kontejnerin me banane që u zbulua i paplumbosur ditën e djeshme në Portin e Durrësit, ku dyshohet se ka pasur dhe drogë.

Advertisements

“BalkanWeb” raporton se kontejneri me banane ka mbërritur në port më 8 korrik, por nuk ishte paraqitur njeri të tërhiqte kontejnerin i cili ka bëre tre ndalesa nga Kolumbia në Spanjë, Itali e Durrës.

Kur është paraqitur punonjësi i kompanisë për tërheqjen e kontejnerit me banane është vënë re që kontejneri ishte i hapur e mungonin 49 arka me banane.

Advertisements

Policia ka arrestuar punonjësit e sigurisë për 8 ditë qëndrimi nga dy forca sigurie në turn dhe janë 16 punonjës të arrestuar.

Policia dhe prokuroria e Durrësit dyshojnë se kontejneri është manipuluar në port. Për këtë arsye janë ndaluar të gjithë ata policë të forcës portuale të sigurisë, rreth 16 vetë që kanë qenë me shërbim gjatë turnit të ditës dhe natës.

Ishte Task Forca permanente e përbashkët, e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e DVP Durrës dhe nga Autoritetet Doganore të Portit, që konstatoi një kontejner të paplumbosur të ngarkuar me banane ditën e djeshme. /BW

Artikulli paraprakSulmi kibernetik që “paralizoi” portalin “e-Albania”, vjen më në fund reagimi nga Kryeministria
Artikulli tjetër“Çmendet” 29 vjeçari në Krujë, rreh gruan dhe kunatin