Detaje nga ngjarja e rëndë në kryeqytet/ Tepelenasi bërtiti “Allahu Ekber” para se të godiste veten me thikë në gjoks

U ndal para shtatores së Skënderbeut dhe nisi të bërtasë me fjalët “Zoti është një”.

Advertisements

Meqë kjo shprehje shfrytëzohet prej njerëzve që kanë për qëllim sulme të mëdha, organet e rendit u alarmuan me të marrë lajmin, por doli se M. H. pati për qëllim ta vrasë veç veten.

45-vjeçari e theri veten në gjoks, por nuk mori plagë vdekjeprurëse.

Advertisements

Kjo u vërtetua qysh në vendin e ngjarjes pas trajtimit që i dhanë mjekët e urgjencës, por edhe më vonë në emergjencë, siç tregoi për televizionin doktoresha Krenare Makolli që e trajtoi pacientin.

“E ka një plagë në gjoks në anën e majtë të tij. Janë kryer të gjitha ekzaminimet, konsultimet, janë përpunuar plagët”, ka thënë doktoresha Krenare Makolli

Shtetasi shqiptar nga Tepelena del të ketë qenë nën ndikim të substancave psikotrope dhe, nën përcjellje të policisë, është dërguar për trajtim në Klinikën e Psikiatrisë.

“E kemi udhëzu për në Klinikën e Psikiatrisë për trajtim të mëtutjeshëm”, ka deklaruar Makolli.

M.H. është parë të ketë qëndruar në ambientet para qeverisë që prej mëngjesit dhe dyshohet të jetë lëmoshëkërkues.

Artikulli paraprakBlendi Fevziu bën rrëfimin e rrallë: Vajta me Shkullakun në Romë me 50 dollarë dhe konserva peshku me vete
Artikulli tjetërI FUNDIT/ Aksident i rëndë në vend, dy persona me urgjencë në spital