Turqia akuzoi të hënën Greqinë se ka zmbrapsur një varkë që transportonte emigrantë nga ujërat territoriale greke në ato turke.
Advertisements
Ministria e Mbrojtjes në Ankara tha se incidenti ndodhi të dielën pranë Rodosit [ishull grek] dhe postoi pamjet me dron në mediat sociale që tregonin rojet bregdetare duke tërhequr varkën në ujërat turke pranë vendpushimit jugperëndimor të Marmaris, port- qytet në Turqi.
Rojat bregdetare greke nuk kanë dhënë ndonjë komente për rastin.
Advertisements
Reuters nuk ishte në gjendje të verifikonte menjëherë vërtetësinë e pamjeve, të cilat tregojnë se pasagjerët e një varke lidhin një litar nga pjesa e prapme e saj në një varkë të vogël gome, të cilën varka më pas e tërheq mbrapsht përpara se të shkëputet prej saj dhe të largohet. Nuk ishte e qartë se sa njerëz ishin në varkën e vogël prej gome.
Athina ka mohuar vazhdimisht akuzat nga grupet e të drejtave të njeriut dhe agjencia e refugjatëve e Kombeve të Bashkuara, UNHCR, se ajo i zmbraps emigrantët jashtë ujërave greke, duke thënë se përgjon varkat në det për të mbrojtur kufijtë e saj.
Greqia ishte vija e parë e krizës së migracionit të Evropës në 2015 dhe 2016 kur rreth një milion refugjatë që ikën nga lufta dhe varfëria në Siri, Irak dhe Afganistan mbërritën, kryesisht nëpërmjet Turqisë. Numri i të ardhurve ka rënë ndjeshëm që atëherë.
Greqia dhe Turqia, vende anëtare të NATO-s dhe rivalë historikë, kanë qenë prej kohësh në mosmarrëveshje për çështjet e emigrantëve dhe pretendimet territoriale konkurruese.