Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, përplaset me drejtorin e burgut të Fierit Arjan Hasani. Si pasojë e këtij konflikti Tahiri ka kërkuar edhe trasferim nga ky burg, e ta vuajë dënimin në një nga burgjet e tjera të sigurisë së zakonshme.
Advertisements
Sipas informacioneve që Fax neës ka siguruar mësohet se Tahiri prej javësh ka shprehur pakënaqësi për kushtet brënda insititucionit të vuajtjes së dënimit për të burgosurit, dhe rregulllat që duhet të vendosin familjarët e tyre.
Një nga konfliktet mes tij, dhe drejtorit është uji i pijshëm, ku sipas rregullave të izoluarit në këtë burg, nuk u lejohet të furnizohen nga familjarët, por ujë të blihet në dyqanin e burgut.
Advertisements
Tahiri qëndron në qeli prej 4 shkurtit të këtij viti, pasi u dënua me vendim të formës së prerë me 3.4 vite burg.
Tre ditë pas vendimit, Tahiri la ambinetet e paraburgimit 313 për tu trasferuar në Fier, por pas gati 6 muajsh në këtë ishtitucion, ish ministri i Brëdshëm, ka kërkuar trasferimin, ku me shumë gjasa trasferimi i tij pritet të ndodhë brenda pak ditësh. Kujtojmë se rreth një muaj më parë ish ministri i brënshëm kërkoi pezullim të dënimit dhe atë ta kryente në shtëpi, me argumentin se në burg i rrezikohej jeta.