Çfarë ndodhi në Elbasan? Rrahje mes adoleshentëve, njëri prej tyre “rrëmbehet” nga pala tjetër

Mbrëmjen e djeshme disa adoleshentë në Elbasan janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin. Sipas njoftimit të policisë, njëri prej adoleshentëve është marrë në makinën e palës tjetër pa dëshirëne tij.

Advertisements

Njoftimi i Plotë:

Elbasan/Informacion paraprak

Advertisements

Rreth orês 22:20, jemi njoftuar se në afersi të Pallatit të sportit disa adoleshentë janë konfliktuar ndërmjet njeri- tjetrit.

Në konflikt e sipër sipas të dhënave te ardhura në sallën operative dyshohet se njëra nga palët është larguar me një automjet duke marrë me vete dhe një person tjetër pa deshirën e tij.

Nga veprimet paraprake të kryera në vendin e ngjarjes nuk mund të konfirmohet ky fakt i pretenduar në telefonatën e ardhur në sallën operative.

Policia po punon për sqarimin e rrethanave dhe vertetesine e ngjarjes, nderkohë janë intensifikuar masat e sigurisë në qytet.

Artikulli paraprakKjo është një kohë e mirë për…/ Horoskopi rezervon surpriza për ju, ja për çfarë bëhet fjalë
Artikulli tjetër“Paguan 50 euro shezlongun si në Mykonos”, Armina e shqetësuar nga pushimet në jug: Të vijnë afër “laca” me flori dhe