“Çështja Babale”, Berisha: Rama dhe grupi mafioz duan t’i marrin mandatin Salianjit!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë në një deklaratë për mediat duke folur për çështjen “Babale”.

Advertisements

Berisha u shpreh se Rama do që t’i marrë mandatin e deputetit Ervin Salianjit, me gjyqin që ka ndaj vëllait të ish-ministrit Fatmir Xhafa.

“Procesi ndaj deputetit Ervin Saliaji me të cilin Rama dhe grupi mafioz Xhafa duan t’i marrin atij mandatin. Ky përbën një triumf të plotë të mafies shqiptare të Edi Ramës në çdo nivel.

Advertisements

Ervin Salianji, si deputet në betejën e tij dhe që duhet të bëjë çdo deputet, denoncoi Geron apo Agron Xhafën, një i kërkuar nga drejtësia italiane se ishte i dënuar me 7 vite burg, si drejtues i rrjetit të Bolonjës të drogave të forta. I kërkuar në Venezuelë sepse ky trafik ishte mes Venezuelës dhe Italisë.

I mbrojtur nga Edi Ram dhe vëllai i tij me pushtet, Fatmir Xhafa. Ky trafikant vazhdonte i qetë punën e tij të zezë nga porti i Vlorës, me mbrojtje totale të pushteti të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës”,-tha Berisha.

Ky reagim i Berishës në mbrojtje të deputetit Ervin Salianji vjen pasi pasi ai do të paraqitet sot në Apel për çështjen “Babale”.

Artikulli paraprakAktori i njohur gjen vdekjen e menjëhershme pas një aksidenti automobilistik, në gjendje të rëndë partnerja e tij
Artikulli tjetërE rëndë, humbin jetën 2 të rinj emigrantë pas aksidentit tragjik në Greqi(Detaje)