Bëni kujdes! Shqipëria në kulmin e valës së të nxehtit, këto do jenë ditët me temperaturat më ekstreme këtë javë

Shqipëria ndodhet në kulmin e valës së të nxehtit afrikan.

Advertisements

Të hënën dhe të martën e kësaj jave meteorologët parashikojnë që termometri të regjistrojë dhe vlerat më të larta.

Hakil Osmani nga shërbimi “Meteoalb” tregon se këto temperatura janë afro dhjetë gradë më të larta se normalja mujore.

Advertisements

Rënia graduale e tyre pritet të nisë duke filluar nga e mërkuara. Gjatë kësaj jave nuk do të mungojnë as rrebeshet afatshkurtra të shiut.

Të enjten dhe te premten pritet të kemi fuqizim të erës e cila sipas meteorologëve do të shkojë 55 km në orë dhe do të gjenerojë dallgëzim në det mbi 4 ballë.

Artikulli paraprakKPA merr vendimin zyrtar, shkarkohet prokurorja e njohur (EMRI+FOTO)
Artikulli tjetër“Në sytë e tu shoh të ardhmen time”/ Fjoralba Ponari i kthen ndjekësit përgjigjen ‘epike’ (FOTO)