Atentatet/ Gledis Nano ‘shkund’ Policinë e Shtetit, zbardhet lëvizja urgjente

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano, nisur nga situata e kriminalitetit në vend do të dalë sot në një konferencë të jashtëzakonshme, ku pritet të njoftojë ndryshme të rëndësishme në Policinë e Shtetit.

Advertisements

Sipas burimeve brenda policisë do ketë lëvizje drejtorësh të qarqeve dhe niveleve të larta në Policinë e Shtetit.

Paraprakisht mësohet se drejtori i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj është shkarkuar nga kjo detyrë dhe tashmë është emëruar si zv drejtor i policisë duke i zënë vendin Albert Dervishaj i cili do të shkojë në Akademi.

Advertisements

Në vend të Tonin Vocajt, Gledis Nano ka emëruar Neritan Nallbatin.

Ndryshimet vijnë ndërkohë që së fundmi janë shënuar një sërë ngjarjesh kriminale në vend, me atentate të një pas njëshme.

Ngjarjet vijojnë të jenë të pazbardhura, pa një autor, ndërsa Policia e Shtetit ka zgjedhur të bëjë ndryshime në kupolë.

Artikulli paraprakFundoset jahti superluksoz në Mykonos(Video)
Artikulli tjetërNdryshimet klimatike, ekspertët tregojnë çfarë po ndodh dhe ngrenë alarmin