‘Plas’ sherri me thika në vend, plagoset rëndë 16-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Cërrik mbrëmjen e sotme ku shtetasi N.P, 15 vjeç ka plagosur me thikë bashkëmoshatarin e tij me inicialet P.M i cili është paraqitur në spital në gjendje të rëndë.

Advertisements

Policia ka arrestuar menjëherë 15 vjeçarin që kreu plagosjen dhe e kanë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë:

Advertisements

Plagosi me thikë bashkëmoshatarin e tij, kapet menjëherë pas ngjarjes, autori i dyshuar i plagosjes.

Shërbimet e Policisë kapën dhe shoqëruan në Polici për veprime të mëtejshme shtetasin N.P., rreth 15 vjeç.

Ky shtetas mbrëmjen e sotme plagosi shtetasin P.M., rreth 15 vjeç, banues në fshatin Shtëpanjë, Cërrik, i cili ndodhet në spital për ndihmë mjeksore në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakVazhdon vala e të nxehtit afrikan/ Njihuni me parashikimin e motit për datën 1 korrik 2022
Artikulli tjetërGabimi që e bëjmë të gjithë, ja pse nuk duhet ta fusim shalqirin në frigorifer