“Anticikloni i fuqishëm pritet të shtrihet drejt…”/ Çfarë do ndodhë me motin në pjesën e dytë të korrikut? Paralajmërojnë meteorologët

Anticikloni i fuqishëm me qendër mbi Britaninë e Madhe pritet të shtrihet gradualisht drejt Holandes, Gjermanisë dhe Gadishullin Ballkanik, por nga periferia e këtij sistemi do të vazhdojnë të depërtojnë masa të freskëta ajrore të cilat nuk do të lejojnë ndonjë nxehtësi të madhe të menjëhershme.

Advertisements

Këto masa ajrore anticiklonike pritet të largojnë përfundimisht vranësirat e shiut nga rajoni ynë duke kushtëzuar intervale të gjata kohore me diell, megjithatë priten vranësira të herëpashershme, por pa reshje atmosferike.

Pra, nga sot (e diele) na pret mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme.

Advertisements

Do të vazhdojnë erërat e freskëta nga veriu, verlindja dhe veriperëndimi. Temperaturat ditore do të fillojnë të rikoperohen gradualisht.

Fillimi i javes së re pritet të jetë relativisht i freskët me rritje të ngadalshme të temperaturave, por nga mesi i javës priten rritje të kënaqshme të temperaturave. Nga fundi i javës priten rritje të mëtutjeshme të temperaturave dhe pritet valë e re e nxehtësisë verore me temperatura deri apo edhe mbi 35 gradë Celsius.

Në bregdet që nga nesër pritet mot kryesisht stabil dhe i nxehtë, me rritje pak më të shpejta të temperaturave ditore.

Artikulli paraprakPo kërkonte burrë, Beniada publikon fotoja që po thyen rrjetin
Artikulli tjetërE lidhur me këngëtarin e njohur shqiptar? U kapën ‘mat’, reagon për herë të parë ish-konkurrentja e ‘Përputhen’ (FOTO)