“Ai luftonte për jetën”/ Studiuesi zbulon telefonatën e fundit me Kastriot Myftarajn: Zbuloi se kishte tumor por…

Vetëvrasja e gazetarit të njohur Kastriot Myftaraj ka ngjallur shumë debate, teksa shumë besojnë se ai është vrarë.

Advertisements

Studiuesi Ndriçim Kulla ka zbuluar telefonatën e fundit me gazetarin, ndërsa ka deklaruar se ai vetë nuk beson tek vetëvrasja pasi Myftaraj ishte një njeri që kujdesej për shëndetin dhe jo që mund të zgjidhte të largohej nga jeta.

Në një intervistë në News24 Kulla ka deklaruar shteti duhet të bëjë gjithçka të mundet për të zgjidhur çështjen, sepse Myftaraj sipas tij nuk ishte njeri i dobët, por luftarak që e donte jetën.

Advertisements

“Dua të bëj një rezyme si e njoh unë Myftarajn. Unë jam botues ndërsa ai autor librash. Fillimisht kam hezituar ta pranoja për shkak të profilit problematik që kishte krijuar. E kisha paragjykuar por fillimisht publikova biografinë e Enver Hoxhës.

Fillimisht kam pasur marrëdhënie korrekte dhe të ftohta, pastaj më tërhiqte publicistika e tij. Ishte një gjë e re, më trondiste erudicioni i tij, nisa ta njoha nga afër dhe më sugjestionoi memoria, kultura dhe informacioni që kishte ky njeri. Në temat historike ai ishte brilant. Nisa ta rivlerësoja. E jona ishte një marrëdhënie 20 vjeçare.

Kohët e fundit kishte zbuluar që kishte një sëmundje. Më kërkon doktor Petrela për të vepruar sepse u diagnostikua me një sëmundje të pashërueshme.

Kontaktova me doktor Mentorin, ai ishte shumë i shqetësuar për të dhe më pyeti si do të veprojmë sepse ai nuk e di. Unë i sugjerova diçka se duhet parë edhe sëmundja klinike. Ai kishte 5 vite, nëse do e kishte një kancer agresiv siç thoshin mjekët, do ti kishte mbirë bari. Mendoj që ka diçka tjetër i thashë.

Gjatë kësaj kohe i doli nga spitali. Emocionet e udhëhoqën jo arsyeja që doli nga spitali. Për fat të keq në spitalet tona nuk bëhen as analizat e biopsisë së tiroides. Problemi i tumorit të tij që mund të mos ishte i rrezikshëm sipas informacioneve që kam. Aty nisën përpëlitjet e tij.

As 15 ditë nuk ka që e mori vesh që kishte tumor. I shpjegova që mund të mos jetë agresiv dhe pas operacionit mund të jetosh edhe 100 vjet.

Ai dyshonte dhe kishte një mosbesim. Kishte edhe një gjyq me kryeministrin zotin Edi Rama kjo është publike”, tha Kulla.

Artikulli paraprakE FUNDIT/ U nis për eksplorim me qenin e tij, çfarë i ndodhi turistit gjerman në Karaburun?
Artikulli tjetër“Femër e bukur, por bosh fare”/ Beatrix Ramosaj nuk duron, i kthehet ashpër Donaldit