E rëndë/ E mbuluar në gjak, 49-vjeçari shqiptar masakron me thikë bashkëshorten e tij

Një 49-vjeçar me origjinë shqiptare ka rënë në prangat e policisë greke mbrëmjen e djeshme, pasi dhunoi brutalisht bashkëshorten e tij.

Advertisements

Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur në Kalkidha, ku pas nj debati të ashpër me gruan, shqiptari nisi ta godasë me grushte, duke i shkaktuar dëmtime të rënda. Megjithatë, fatmirësisht 40-vjeçarja arriti të shpëtonte dhe doli në rrugë me plagë në të gjithë trupin dhe e mbuluar në gjak.

Fqinjët kanë njoftuar policinë dhe pak më vonë një ambulancë e ka marrë gruan fatkeqe dhe e ka dërguar në spitalin e Kalkidhës.

Advertisements

49-vjeçari pritet të dalë para drejtësisë, ndërsa ndaj tij është ngritur akuza e “dhunës në familje” dhe “lëndimit të rëndë trupor”.

Artikulli paraprak“Në djallë vaftë kjo punë”/ I shpallur non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe, ish-ministri Ramës merr në mbrojtje Sali Berishën: Nuk e di ç’korrupsion ka bërë, por është politikani i vetëm që jeton në një apartament modest
Artikulli tjetër“Pasoja të papritura dhe të rënda”, vjen paralajmërimi i fortë: Një stuhi gjeomagnetike pritet të godasë Tokën në ditët në vijim, ja çfarë mund të ndodhë