4 viktima për 5 ditë/ ‘Killerat’ eliminojnë kundërshtarët, Policia zbarkon në Nikël gjatë natës, disa të shoqëruar

KRUJË- 4 ditë pas ekzekutimit të Klisman Preçit dhe plagosjes së Ylli Brahimit, Policia e Shtetit është në aksion për të kapur atentatorët e tyre, por edhe ata që qëlluan në masakrën e Fushë Krujës. Pasditen e sotme, Policia e Shtetit ka zbarkuar në fshatin Nikël të Krujës.

Advertisements

Burimet për Dosja.al bëjnë me dije se janë zhvilluar kontrolle në disa banesa dhe janë shoqëruar disa persona, por ende nuk dihet identiteti i tyre. Po ashtu, as Policia nuk ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me aksionin e sotëm. Grupi hetimor beson se dëshmitë e tyre mund të jenë të vlefshme për hetimin e dy atentateve të fundit, të cilat lanë pas 4 të vdekur dhe 1 të plagosur.

Prokuroria e Krujës dhe Kurbinit kanë nisur hetimet, por ende nuk kanë vendosur që të bashkojnë dy dosjet me njëra-tjetrën, edhe pse i ndajnë vetëm pak ditë, e të shkuarat e viktimave janë të ndërthurua bashkë.

Advertisements

Megjithatë duket se aksioni për vrasje që ka nisur nuk ka të ndalur, kjo pasi edhe mbrëmjen e djeshme, në Tiranë u kapën dy persona që lëviznin me snajper. Sipas Policisë, ish-efektivi i RENEA-s, Remal Rada dhe Elton Hithi, kishin dalë për vrasje, por uniformat blu i prenë rrugën.

Artikulli paraprakHoroskopi për sot, 27 korrik 2022
Artikulli tjetërE mërkura nis me temperatura të larta, mesdita sjell vranësira dhe reshje shiu në këto zona