I dënuar për vrasje/ 39-vjeçari ngacmon sek*ualisht dhe më pas e godet me grushta të renë në mes të sheshit “Skëndërbej”

Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ditën e sotme në sheshin “Skëndërbej” në kryeqytet ka ngacmuar seksualisht një shtetase dhe më pas e ka goditur atë.

Advertisements

Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi me ininciale S.M, pasi e kishte ngacmuar seksualisht shtetasen e kishte goditur me grusht atë.

albsig
39-vjeçari nuk është një emër i panjohur për blutë pasi më parë ka qenë i dënuar për vrasje, ndërkohë më datën 11 korrik të këtij viti, sërish në sheshin “Skëndërbej”, kishte dhunuar një shtetas dhe më pas i kishte marrë me dhunë atij aparatin celular.

Advertisements

Njoftimi i plotë:

Tiranë

Ngacmoi seksualisht dhe dhunoi një shtetase, kapet dhe vihet në pranga nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3., 39-vjeçari, i dënuar më parë për vrasje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas marrjes së njoftimit se në sheshin “Skënderbej”, një shtetas kishte ngacmuar seksualisht një shtetase dhe e kishte goditur atë me grushte, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Brenda pak minutave, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit S. M., 39 vjeç, për veprat penale “Ngacmimi seksual” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore ka rezultuar se ky shtetas, më datë 11.07.2022, në sheshin “Skënderbej”, ka goditur me grushte shtetasin A. D. dhe më pas i ka marrë me dhunë aparatin celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikulli paraprak“Jam mbi shtetin”/ Stresi e kërcënoi se do e bënte “copa-copa live”, radikalisti fetar i shpall ‘luftë’! I jep adresën dhe numrin e telefonit (VIDEO)
Artikulli tjetërTragjike/ U fut në det për të shpëtuar vëllain dhe shokun, ky është Anri Kashiku i cili u mbyt në Durrës