34-vjeçari shqiptar që vdiq në Itali ishte inxhinier, baba i një fëmije

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik i ndodhur në Itali që i mori jetën 34-vjeçarit shqiptar Ilsjan Demko.

Advertisements

Shqiptari po udhëtonte me makinën e tij teksa goditi nga pas një kamion dhe për pasojë nuk mundi të mbijetonte.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, i riu shqiptar mendohet se nuk e ka vënë re që kamioni ka ndaluar.

Advertisements

Ky i fundit ndaloi për shkak të një zjarri që kishte rënë në një krah të autostradës, ku një fugon ishte përfshirë nga flakët. Autoritetet po hetojnë edhe pistën që tymi nga zjarri të ketë penguar shikueshmërinë.

Demko banonte në Siçili. Ai ishte inxhinier dhe punonte si drejtor prodhimi për një kompani nga Tirana. I riu ishte i martuar dhe kishte një djalë./abcnews.al/

Artikulli paraprakOperacion nga ajri dhe deti, Guardia di Finanza i vihet pas skafit me drogë në brigjet e Vlorës
Artikulli tjetërÇfarë po ndodh në aeroportin e Rinasit? Shtyhen disa fluturime e pezullohen të tjerat! Dyshohet për…