22-vjeçari humbi jetën në kalçeto, Ina Zhupa dedikim prekës: Nuk dua ta besoj, lotët nuk do thahen kurrë për ty

Deputetja e PD-së në Sarandë, Ina Zhupa ka reaguar për ndarjen nga jeta të 22-vjeçarit Armando Kazma, pasi u godit nga mbulesa e kalçetos.

Advertisements

Zhupa shkruan se Armando ishte një djalë i qeshur dhe punëtor, të cilin do ta mbajë mend gjithmonë të qeshur.

Postimi i Zhupës:

Advertisements

Nuk dua ta besoj, nuk doja ta shkruaja kurrë këtë status, dhimbje pafund.

Nje nga djemtë më të mirë të Sarandës, nje djale i zoti, nje djale i qeshur, punetor, i pari ne fushaten elektorale ne krye te puneve, i fundit u largua deri sa numeroi voten e fundit.

Nje djale i shkolluar, nje djale i urte, nga nje familje e jashtezakonshme.

Edhe te gjitha keto jane pak per te pershkruar Armandon qe sapo mora vesh qe u nda nga jeta ne moshen 22 vjecare, aksidentalisht nga nje shtylle kalceto qe u rrezua nga stuhia me shi.

O zot jepi force familjes se tij per kete dhimbje te papershkrueshme, jepi force njerezve te afert.

I paharruar Armando, lotet nuk do thahen kurre per ty. Parajsa ka engjelli e vet, ne kemi dhimbjen qe po na plas zemren.

Do te mbaj mend te qeshur gjithmone.

Artikulli paraprakE rëndë! 1 i vrarë, 4 të plagosur nga të shtënat jashtë një klubi nate
Artikulli tjetërI fundit! Kërcet arma në Belsh, 37-vjeçari qëllon në drejtim të bashkëfshatarit, zbardhet si nisi sherri