Zbrazi automatikun mbi trupat e dy motrave në Astir/ Përparim Ademi një vrasës gjakftohtë, shiste foshnje në…

Përparim Ademi (Tela), është 59-vjeçari që paraditen e 31 dhjetorit 2020 ekzekutoi me automatik bashkëjetuesen e tij Kristina Bardhi dhe motrën e saj Zhaneta Metani brenda banesës së tyre në zonën e Astrit.

Advertisements

Sot Prokuroria e Tiranës ka kërkuar burgim të përjetshëm për të.

Krimi i dyfishtë që tronditi kryeqytetin në vigjilje të ndërrimit të viteve, dyshohet se ndodhi pas një konflikti të çastit mes dy bashkëjetuesve pikërisht për vazhdimin e marrëdhënies së tyre.

Advertisements

59-vjeçari shkoi me biçikletë pranë banesës së tyre, ndërsa e shoqëronte nipi i tij. Përparim Ademi ka shkuar i armatosur me kallashnikov, duke e fshehur armën në një çantë.

Kur ka mbërritur përpara derës së banesës ku jetonin Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi, Përparim Ademi është përballur me dy motrat. Në këtë moment, pa u futur ende brenda apartamentit, 59-vjeçari ka shkrepur armën, gjë e cila vërtetohet nga shenja e plumbit që ka mbetur në derën kryesore të banesës.

Pasi ka hyrë në brendësi, Përparim Ademi ka qëlluar me breshëri kallashnikovi dy motrat. Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi mbetën të vdekura në vend.

Pas ekzekutimit, ai ndoqi të njëjtën rrugë për tu larguar, por në këmbë dhe jo me biçikletë.

Me njërën dorë në xhep, Përparim Ademi është filmuar duke u arratisur nga vendngjarja. Rreth 1 orë më vonë, ai u arrestua nga policia pranë shkollës “Vasil Shanto”.

Por e shkuara e tij ishte tejet e errët, pasi siç raportuan edhe mediat greke, Ademi ka kryer një sërë krimesh të rënda në Greqi.

Sipas dëshmive të familjarëve të motrave, Ademi i ka sjellë për disa kohë në Selanik për të punuar si prostituta dhe dyshohet se kanë shitur rreth 10 foshnje.

Artikulli paraprakE FUNDIT/ ‘Alarmohet’ Shkodra, pako e dyshimtë në mes të rrugës
Artikulli tjetërI FUNDIT/ ‘Plas’ sherri me thika në lokal, plagosen rëndë dy persona