Pas një aksioni të papritur të bërë nga RENEA në Elbasan, është bërë e mundur kapja e shokut të ngushtë të Suel Çelës, Kelmend Xhaferri, i njohur si Kel Çami.
Advertisements
Xhaferri është përfshirë në përplasjen me armë zjarri në Elbasan gjatë fushatës së zgjedhjeve të 25 prillit, ku mbeti i vdekur Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër të tjerë.
Xhaferri u denoncua nga drejtuesi politik i PD-së në Elbasan, Gazment Bardhi pas përplasjes ditën e Verës.
Advertisements
“Kelmend Ymer Xhaferri ka qenë më parë i dënuar për disa vepra penale dhe i përfshirë në incidentin kundër punonjësve të policisë në Elbasan tek Tregu Ushqimor, duke thyer me forcë postobllokun e policisë”, deklaroi më parë Bardhi.
Mes të plagosurve ishte edhe një efektive e policisë në përpjekje për të parandaluar krimin, Xhensila Sota.
Arbër Papleka akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit pak ditë para zgjedhjeve. Ai u la në qeli, ndërsa për 10 të tjerë të përfshirë në përplasje, gjykata dha masën “detyrim paraqitje”.
RENEA zhvilloi një aksion këtë të enjte në Elbasan për të arrestuar Suel Çelën, por ka arritur të procedojë vetëm rojën e portës së tregut agro ushqimor në Elbasan se i ka kundërshtuar.
Ky është një operacion në vijim të “Plumbit të artë” që supozohej të vinte pas hekurave anëtarët e 8 grupeve kriminale.
18 persona u arrestuan dhe 14 të tjerë vijojnë ende në kërkim pas mandate-arresteve të kërkuara nga SPAK dhe të aprovuara nga Gjykata e Posaçme.
Duke u bazuar në prova dhe dëshmitë e Nuredin Dumanit dhe të Henrik Hoxhajt, SPAK jo vetëm shkundi pluhurin e 18 dosjeve enigmatike, por pretendon se zbardhi fije grupesh qe kryqëzoheshin mes disa qytetesh.