Tronditet Durrësi/ Ngjan me një skenë filmi aksion, nuk i ndaloi patrullës së policisë, personi i shpallur në kërkim përplas dy efektivë ku njëri është në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës, ku qytetarët të alarmuar pas të shtënave me armë që drejtuesi i mjetit “Range Rover” ka qëlluar mbi një mjet tjetër kanë lajmëruar policinë.

Advertisements

Gjatë tentativës për të ndaluar drejtuesin e mjetit, ky i fundit ka përplasur dy efektivë, një nga policët ndodhet në gjendje të rëndë.

Ndërkohë që burimet bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit ka qëlluar edhe veten në këmbë.

Advertisements

Njoftimi i policise:

Një automjet lëviste në sens të kundert. Forcat operacionele të Dvp Durres i kanë bëre shenje te ndalojë por drejtuesi i automjetit ka Vijuar lëvizjen duke përplasur dy punonjës policie, ku njëri polic ndodhet aktualisht në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Forcat operacionale të DVP Durres janë vënë në ndjekje ku kanë bërë të mundur kapjen e njerit prej personave që ndodhej në mjet i cili ështe kapur me armë zjarri pistoletë. Vijon ndjekja për kapjen e personit tjeter.

Artikulli paraprakE rëndë/ Kërcet arma në vendin tonë, plagoset një efektiv policie(Detaje)
Artikulli tjetërKush është i forti i Durrësit që sapo përplasi dy policët me “Range Rover”