Tronditëse/ Gruaja gjen të vdekur në oborr burrin shqiptar (EMRI)

Një shqiptar është gjetur i vdekur nga gruaja jashtë shtëpisë në Cigognola të Italisë. Mediat italiane raportojnë se shqiptari që mbeti i vdekur është Sokol Prenga, 47 vjeç.

Advertisements

Shqiptari u gjet i vdekur orëve të para të së mërkurës. Pasi e shoqja ngriti alarmin në vendin e ngjarjes shkuan karabinierët. Mediat shkruajnë se bëhet fjalë për një vdekje për shkaqe natyrale.

Pas ekzaminimeve, nuk është dashur as kryerja e një autopsie, dhe trupi i pajetë i është dorëzuar familjes për ta përcjellë në banesën e fundit shqiptarin.

Advertisements

Artikulli paraprakVala e nxehtësisë, ndodh ajo që nuk pritej! Ja çfarë ndodh në ditët e ardhshme
Artikulli tjetërNuk ishin dakord që të lidhej me grekun, babë e bir mbyllin vajzën shqiptare në bodrum