Konspiracionisti Alfred Cako i ftuar në emisionin Kojshia Show, ka diskutuar lidhur me fenomenin e Malit të Tomorit.
Advertisements
Tomori është një mal në lindje të qytetit të Beratit në Shqipëri.
Etnologia angleze Margaret Hasluck, që u ngjit në majë të tij më 1930, konstatoi midis të tjerave se pelegrinët besonin në një fuqi të mbinatyrshme me seli në atë majë.
Advertisements
Nga kulti pagan i majave të larta, i përhapur në gjithë Shqipërinë, kulti i Malit të Tomorit ka mbijetuar në rrjedhë të shekujve e të ndërrimeve fetare.
Duke gëzuar një prestigj të veçantë në botën shqiptare, ai ka fituar atributin e malit të shenjtë.
Fakti që ky mal në gojëdhënën popullore, në periudhën antike e mesjetare dhe në letërsinë romantike përfytyrohet si Olimpi shqiptar, besohet se është dëshmi e njësisë kulturore ballkanike.
Konspiracionisti Alfred Cako thotë se njeh disa persona me aftësi të jashtëzakonshme që dinë disa sekrete te Malit të Tomorrit.
“Poshtë Malit të Tomorit ka një piramidë me tre porta. Aty janë disa kostume që nuk mund të vishen nga çdo kush. Ato kanë disa kode që janë për persona të caktuar për të cilët janë krijuar”.
“Për t’u futur brenda piramidave do të kalosh kontrollet brenda tre porteve që vetëm ADN-ja e një personi i përshtatet. Aty do të futen njerëzit vetëm në ditë të vështira, apo kur t’i vije fundi kësaj bote”
Cako thotë se jo të gjithë do ta besojnë këtë teori.
“Kjo piramidë qëndron mbi një liqen të madh që gjendet poshtë Malit të Tomorit. Syri i Kaltër dhe furnizimi i liqeneve të Prespës kanë furnizime nga ky burim nëntokësorë”, tha ndër të tjera Alfred Cako.