Tragjike! Treni shtyp 2 emigrantët që po pushonin në hekurudhë

Maqedonia e Veriut- Një tren mallrash që udhëtonte në linjën Stacioni Hekurudhor Gjevgjeli- Ngarkesa Trubarevë, ka goditur për vdekje dy emigrantë të shtrirë në hekurudhë.

Advertisements

Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut thuhet se sot në ora 02.20 në Stacionin Policor të Gjevgjelisë është raportuar se në linjën hekurudhore, ndërmjet stacionit hekurudhor Miravci dhe stacionit hekurudhor të Klisurës.

Një tren mallrash i cili udhëtonte në linjën Stacioni Hekurudhor Gjevgjeli – Ngarkesa Trubarevë, ka goditur dy persona të cilët kanë qenë të shtrirë në hekurudhë.

Advertisements

Janë kryer kontrollet e nevojshme nga ana e Stacionit Policor në Gjevgjeli dhe se po punohet për identifikimin e trupave të pajetë.

Artikulli paraprakPlas sherri mes të rinjve, me karrige e shishe kokës! Si nisi konflikti (VIDEO)
Artikulli tjetërArrestohen 6 persona në Elbasan, falsifikuan rezultatet në zgjedhjet e 25 prillit (EMRAT)