Talo Çela një hap para efeketivëve, si u iku nga “duart” policisë së Elbasanit

Talo Çela si duket është një hap para policisë së shtetit. Ai ka mundur që të shpëtojë nga burgu duke u larguar nga vendi ku strehohej përpara se aty të mbërrinte policia.

Advertisements

Burime për Abc bëjnë me dije se gjatë kontrolleve që po zhvillon policia në Elbasan dhe Peqin për të kapur të shpallurit në kërkim në kuadër të operacionit Plumbi i Artë, janë ndaluar 10 persona.

Dyshohet se Talo Çela strehohej në një nga vendet që ka qenë objekt i kontrollit nga RENEA. Kontrollet janë kryer në disa shtëpi dhe biznese, ndërsa operacioni është ende në vijim.

Advertisements

Artikulli paraprakIu dhanë fund lidhjeve të tyre me vëllezërit Veshaj, zhvillohet raporti i veçantë mes Aleksia Peleshit dhe Beatrixës
Artikulli tjetër“Bastardë”, deputeti i PD përjashtohet nga seanca, ja “dënimi” i marrë ndaj tij