Shqipëria fiton medalje ari në Lojërat Mesdhetare, mundësi shqiptar shpallet kampion

Shqipëria ka fituar medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022” që po mbahen në Algjeri. Mundësi Zelimkhan Abakarov është shpallur kampion në peshat 65 kg në stilin e lirë.

Advertisements

Abakarov bëri një ndeshje fantastike në finale, teksa e dominoi tërësisht sfidën kundër egjiptianit Yehia Hafez dhe triumfoi me rezultatin 11-0, duke marrë medaljen e arit.

Advertisements

Kështu suksesi i parë kuqezi në Oran mban firmën e sportit të mundjes. Zelimkhan Abakarov siç dihet është një sportist nga Çeçenia, i afruar nga Federata Shqiptare e Mundjes dhe i pajisur me pasaportë shqiptare disa muaj më parë.

Artikulli paraprak“Erdhën me Range Rover”/ Zbulohen detaje nga vrasja e Pjerin Xhuvanit 4 ditë para zgjedhjeve: Si gënjyen publikisht dy zv.drejtorët e policisë
Artikulli tjetërKush është oficerja simpatike që mban si kafshë shtëpiake një gjarpër (FOTO)