Policia e Sarandës ka dhënë versionin zyrtar të shpërthimit në hotelin në lagjen nr.4 në qytetin bregdetar.
Advertisements
Sipas bluve, ngjarja ndodhi rreth orës 22:40. Lënda plasëse ishte vendosur në hyrjen e një garazhi në hotelin në pronësi të Mariel Muratit, i cili aktualisht është drejtor i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të kujdesit Shëndetësor në Sarandë.
Fatmirësisht si pasojë e shpërthimit nuk pati persona të lënduar por vetëm dëme materiale.
Advertisements
Sarandë/Informacion paraprak
Më datë 29.06.2022, rreth orës 22:40, në lagjen nr.4, Sarandë, në hyrjen e një garazhi, në pronësi të shtetasit M. M, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.