Shpërthim eksplozivi në një hotel në Sarandë, forca të shumta policie rrethojnë zonën (Njoftimi)

Një shpërthim me eksploziv raportohet se ka ndodhur në Sarandë.

Advertisements

Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e kësaj të mërkure (29 qershor) rreth orës 22:30 në lagjen nr.4, ndërsa korrespondentja e “Fax News”, bën të ditur se shpërthimi ka ndodhur në një hotel. Drejt vendit të ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie, ndërsa nuk dihen ende rrethanat si ka ndodhur shpërthimi.

Advertisements

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se hoteli ishte inauguruar para pak ditësh, ndërsa pronarit të këtij biznesi i është vendosur eksploziv edhe në 2021.

Artikulli paraprakHoroskopi për ditën e sotme, e enjte 30 qershor 2022
Artikulli tjetërI nxehti afrikan “pushton vendin”/ Ja si do të jetë moti për ditën e sotme