“Rrezikoj të humbas…”/ Arjan Konomit i ndodh e papritura, shtrohet urgjentisht në spital

Teksa po qëndronte në Jordani, gazetari Arjan Konomi ka pësuar një aksident, ku si pasojë, ai iu nënshtrua një operacioni emergjent për të riparuar dëmin.

Advertisements

Operacioni u krye në një nga spitalet e Jordanisë. Lajmin e ka bërë me dije vetë ai përmes një videoje në rrjete sociale.

“Tungjatjeta miq. Siç po më shikoni këtu në kushte jo të mira dua të ndaj me ju një fatkeqësi më ndodhi.

Advertisements

Ndodhem në spitalin e Amman-it.

Dje kam bërë një ndërhyrje kirurgjikale të krahut tim të cilin desh e humba por për fat të mirë ka shpresë akoma që ta kem.

Nuk di çka t’iu them tjetër. Nëse ju kam munguar në Instagram është për këto arsye”, thotë ai.

Artikulli paraprakE tmerrshme! Nëna dhe djali gjenden të lidhur me litar brenda makinës që ishte fundosur në det
Artikulli tjetërFundoset jahti luksoz në Drimadhes, si ndodhi ngjarja dhe kush ishte pronari (EMRI)