Në Tiranë ndodh shpesh që këmbësorët të përplasen nga automjetet në vijat e bardha. Policia ka publikuar së fundmi një video në të cilën shihet një grua se si shpëton nga përplasja nga një Benz luksoz.
Advertisements
Drejtuesi i tij ka qenë me shpejtësi dhe vetëm centimetrat e kanë shpëtuar gruan.
Mirëpo, drejtuesi i mjetit lukzos është filmuar nga policia rrugore, e cila ishte në operacion dhe ka marrë gjobën e majme prej 45 mijë lekësh.
Advertisements
Njoftimi i plotë i Policisë:
Tirane
Prej kohesh policia rrugore e Tiranes, ka shtuar kontrollet parandaluese duke aplikuar te gjitha format e patrullimit/monitorimit me qellimin e vetem parandalimin e aksidenteve rrugore qe shkaktojne jo vetem pasoja te renda per jeten dhe shendetin e personave qe perfshihen ne to, por edhe pasigurite dhe shqetesimet per kedo qe i shikon keto pamje shqetesuese.
Ashtu sikunder shum njerez me te drejte adresojne shqetesime qe lidhen me sigurine e jetes ne rruge, disa te tjere nxitojne te “marrin jete njerezish” ne vendkalimin e tyre, duke manifestuar pa pergjegjshmeri ligjore ne raport me normat e sjelljes ne rruge.
Pamjet jane shum shqetesuese, duke i kerkuar ndjese kembesores, shpresojme qe drejtuesit e mjeteve por jo vetem, te arrijne te reflektojne ne kohe per rendesine qe ka sjellja sipas normave per te gjitha kategorite e perdoruesve te rruges, jo vetem atehere kur behen subjekt i sanksioneve ligjore per shkelje qe mund te rrezikojne por edhe shkaktojne pasoja fatale per jeten dhe shendetin e perdoruesve te rruges.
#EdukataRrugoreNukBlihet
#ShpejtesiaTeVretEdheTy
#VleresoJetenDukeRespektuarRregullat