Një flotë anijesh nga vende të ndryshme sic nuk është parë as gjate Luftës së Ftohtë gjendet tani në Mesdhe, pohon kreu i marinës italiane Enrico Credendino në një intervistë për ‘Corriere della Sera’, e në zonë sipas tij, gjenden edhe 18 luftanije ruse dhe dy nëndetëse.
Advertisements
“Kur në kufijtë e ujërave tanë territorialë ka nëndetëse të armatosura me raketa, atëherë ne duhet t`i diktojmë e t`i ndjekim kudo”, thekson ai.
Admirali sqaron se këtë gjë po e bëjnë me 2 nga 4 fregatat europiane disa misionëshe që disponojnë. Për momentin sipas Credendino, rusët nuk përbëjnë kërcënim.
Advertisements
“Ata lundrojnë në Mesdhe nga baza e Tartusit (Siri) siç bëjmë ne në ngushticën e Siçilisë”, u shpreh ai, duke shtuar sidoqoftë se po mbahen me kujdes nën vëzhgim.
Admirali shpjegon se në këtë pjesë të detit ka edhe turq e francezë, ndërsa SHBA-ja është larguar pjesërisht nga Mesdheu për t’u fokusuar në skenarin e Indo-Paqësorit.
Pra, “na takon neve të mbushim boshllëkun, ky det është shtëpia jonë”, ishte komenti i tij.
Admirali parashikon se muajt e ardhshëm do të sjellin ndryshime të mëdha, ndaj duhet të jenë të përgatitur.
“Lufta në Ukrainë do të shtojë, për shembull, flukset e emigracionit në Evropë, e për më tepër ekziston dhe kriza energjetike”, kujton ai.
Për sa i përket konfliktit të vazhdueshëm në Ukrainë, forcat detare italiane sipas Credendinos, janë të gatshme të shoqërojnë ngarkesat e mallrave, por edhe të “ndërhyjnë për operacionet e çminimit në rajonet bregdetare”, ndërsa konsiderohet se Mesdheu do të vazhdojë të mbetet një skenar kyç.