Përcillen për në banesën e fundit nëna dhe djali që humbën jetën në Berat

Pas aksidentit tragjik që ndodhi dje në ujërat e lumit Osum ku humbën jetën 25-vjeçarja Klaudia Xhaferraj dhe djali i saj 6-vjeçar, nënë e bir janë përcjellë sot për në banesën e tyre të fundit.

Advertisements

Familjarë, miq e të afërm të familjes Xhaferraj, kanë përcjellë në orën 13:00 akt-mortet e dy viktimave të aksidentit në varrezat e Burdulliasit. Komshinj të viktimave shprehen se, Klaudia ishte një vajzë e edukuar, një nuse shembullore dhe një familje e rregullt.

“Ishte një vjazë e mirë, i respektonte të gjithë në lagje, kishin blerë një shtëpi këtu në lagjen Çlirim, pas ardhjes nga emigrimi të bashkëshortit të Klaudias, Gjergji Xhaferraj. Lajmin e morëm vesh nga mediat dhe u tronditëm shumë. Klaudia dhe fëmijët vinin çdo ditë dhe blinin në dyqanin tim, ende edhe sot nuk e besojë që kanë vdekur”, shprehet Fizja,shitësja e dyqanit ushqimor të lagjes.

Advertisements

25-vjeçarja Klaudia Xhaferraj dhe djali i saj 6-vjeçar,Samueli, humbën jetën tragjikisht në ujërat e lumit Osum ditën e djeshme, pas daljes nga rruga të Fuoristradës tip ML,me targa AB 515 CA,që drejtohej nga vetë 25-vjeçarja.

Burimet zyrtare të policisë kanë dalë në përfundimin se shkak për aksidentin e rëndë është bërë “pakujdesia në drejtimin e mjetit” nga vetë 25-vjeçarja, e cila kishte bërë fillimisht një parakalim të gabuar dhe më pas kishte humbur kontrrollin e mjetit, duke u përplasur me kangjellat e rrugës e duke rënë në lumë.

E reja ka lënë pas dhe një fëmijë të mitur, i cili ka është 2-vjeç.

Artikulli paraprak“Do iki për një kafe në Korfuz”/ Ja si 75-vjeçari ‘aventurier’ vuri në alarm policinë duke bërë 14 kilometra me not
Artikulli tjetërTragjike! 46 refugjatë gjenden të pajetë brenda një kamioni të braktisur