Kleviol Ahmeti, i njohur më së miri si Cllevio, është kthyer ndër personazhet më të përfolura ditëve të fundit.
Advertisements
36-vjeçari në fillim të kësaj jave u arrestuar nga policia në Lushnje, pasi e ka thyer masën e sigurisë “arrest shtëpiak”.
Pak ditë më parë ai u përfshi edhe në një përleshje fizike me reperin e njohur, Noizy.
Advertisements
Thuhet se gjithçka ka nisur më herët nga provokimet në rrjetet sociale, ndërsa në ditën e incidentit, Cllevio kishte shkuar në Durrës, ku situata ka eskaluar edhe fizikisht.
Ndërsa, një shpërthim me tritol në lokalin e Rigels Rajkut-Noizy ndodhi pak ditë pas përleshjes fizike mes tij dhe Cllevio. Në një dëshmi të dhënë për policinë, Noizy ka deklaruar se ka probleme vetëm me reperin Cllevion.
Ndërkohë, derisa Cellvio gjendet në arrest një këngë e tij e padëgjuar më parë ka rrjedhur në internet.
Ajo që ka marrë vëmendje është përmendja e Noizyt në këngë me të cilin thotë se ka probleme, ndërsa nga ana tjetër tregon respekt për anëtarët e grupit TBA, ky ishte edhe pjesë e këtij grupi me nofkën “Hudra“.
Kënga “Paridi” ka arritur mbi 100 mijë klikime brenda vetëm një dite në kanalet jo-zyrtare, ndërsa edhe është vërshuar nga komente të shumta.