Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rimini të Italisë ku një shtetas nigerian ka kafshuar gishtin e një shqiptari gjatë një sherri në plazh.
Advertisements
Skena u përshkrua si një skenar i një filmi horror nga mediat lokale italiane. Alarmi u ngrit nga të pranishmit të cilët po shihnin sherrin e dhunshëm. Ndërhyrja e tyre shërbeu për të shuar përplasjen e ashpër të ndodhur mes dy 26 vjeçarëve shqiptare dhe moshatarëve të tyre nigerianë.
Shqiptari që ka pësuar më shumë dëme është ndaluar nga një patrullë e Zyrës së Parandalimit të Emergjencave Publike në Komisariatin e Policisë.
Advertisements
Njëri prej nigerianëve është shpallur në kërkim si i përfshirë në sherrin e rëndë.
Sipas informacioneve të policisë italiane e gjithë dhuna e ashpër dhe sherri ka ndodhur si pasojë e një rivaliteti mes të rinjve për disa vajza.