Një shofer i “çmendur” i një Porsche ka përfunduar në pranga për shkak të shpejtësisë që ngiste makinën e tij.
Advertisements
Ka qenë policia spanjolle që ka publikuar një video gjatë ndjekjes me helikopter në zonën El Espinar pranë Madridit.
Sipas tweet-it të autoriteteve policore, drejtuesi i automjetit Porsche 911 është regjistruar duke ecur me shpejtësi 285 km/h, në një pikë të rrugës ku shpejtësia e kufizuar ishte 120 km/h.
Advertisements
Sipas raportimeve, rruga në të cilën shoferi irlandez i 911 u kap duke ecur me këtë shpejtësi është një nga vendet më të rrezikshme në të gjithë Spanjën, me 28 aksidente këtë vit, 2 të vdekur dhe 11 të plagosur rëndë.
#GuardiaCivil0️⃣6️⃣2️⃣📲
📌Un hombre de nacionalidad irlandesa ha sido investigado como presunto autor de un delito contra la seguridad vial 🚗🚁👮♂️*️⃣Fue interceptado por el helicóptero Pegasus de la DGT el pasado día 9 circulando a 285km/h en un tramo de la AP-6, T.M del Espinar. pic.twitter.com/BvsVe6jQJv
— GuardiaCivilSegovia062 (@GCSegovia062) June 14, 2022