Moti i keq ‘godet’ vendin tonë, SHMU parashikon si do të jetë koha gjatë fundjavës, këto janë zonat më të rrezikuara

Gjatë fundjavës pritet që vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme falë masave ajrore të lagështa.

Advertisements

Ditën e nesërme moti parashikohet fillimisht me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare. Duke filluar nga orët e mesditës shtim vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura.

Sipas Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, vranësirat përgjatë relieveve kodrinore – malore në lindje dhe jug të territorit do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershëm me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Lokalisht këto reshje në periudha afatshkurtra me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe rrufe.

Advertisements

Edhe për ditën e Diel vendi ynë do të ndikohet nga relativisht të njëjta kushte atmosferike.

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare. Duke filluar nga orët e mesditës shtim vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura.

Vranësirat përgjatë relieveve kodrinore – malore në lindje dhe jug të territorit do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershëm me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Lokalisht këto reshje në periudha afatshkurtra me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe rrufe.

Artikulli paraprakE rëndë/ 49-vjeçari me dy emra, godet një person në Tiranë dhe i vjedh makinën (DETAJE)
Artikulli tjetërI fundit! Qeveria miraton një milion euro ndihmë financiare humanitare për qeverinë e Ukrainës