68-vjeçari Hasbi Kalemi ndodhet prej dy ditësh në Qendrën Spitalore ‘Nënë Tereza’ në Tiranë, pasi është pickuar nga Merimanga e Zezë në Rrogozhinë. Tashmë duhet ta kishte marrë kundërhelmin, por në QSUT dyshohet se mungon një medikament i tillë.
Advertisements
Ndërkohë QSUT ka reaguar duke thënë se në farmaci është ilaçi kundërhelmim, por duhet të përcaktohet terapia e mjekimit nga mjekët. Ndër të tjera sqarohet se pacientin ka kryer konsultë me mjekun toksikolog, është shtruar në Shërbimin e Toksikologjisë dhe i’u nënshtrua egzaminimeve laboratorike dhe testeve të nevojshme, sipas protokollit.
Sqarim i QSUT
Advertisements
Nisur nga lajmi i dalë në disa media për një qytetar që është pickuar nga merimanga e zezë, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” sqaron se:
Pacienti H.K, me diagnozë “Pickimi nga merimanga e zezë”, është paraqitur ne Shërbimin e Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme në dt. 25.06.2022 në orën 21:20. Pasi ka kryer konsultë me mjekun toksikolog, është shtruar në Shërbimin e Toksikologjisë dhe i’u nënshtrua egzaminimeve laboratorike dhe testeve të nevojshme, sipas protokollit.
Sqarojmë se, Farmacia e QSUT disponon antidotin antivenine lactrodectus tredecimgutates dhe përdorimi i tij përcaktohet nga mjekët, pasi ka kritere rigoroze, për shkak të riskut shumë të lartë të reaksionit deri në shock anafilaktik.
Aktualisht pacienti është në gjendje të stabilizuar nën mbikqyrje mjekësore ku vazhdon mjekimin sipas protokollit mjekësor.