LAJMI FUNDIT/ Aksident i rëndë në vend, 3 persona të plagosur rëndë

jë aksident ka ndodhur këtë të martë në aksin rrugor Qafa e Muzinës-Jorgucat, ku si pasojë e daljes nga rruga e një automjeti kanë mbetur të plagosur tre persona.

Advertisements

Për pasojë kanë mbetur të lënduar drejtuesi i mjetit, shtetasi A. M., 51 vjeç, si dhe dy pasagjerët, të cilët janë dërguar në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore. Mësohet se ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Advertisements

Gjirokastër/ Informacion paraprak

Rreth orës 14:45, në aksin rrugor Qafa e Muzinës-Jorgucat, shtetasi A. M., 51 vjeç, banues në Tepelenë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerët që ndodheshin në të, të cilët u transportuan në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Artikulli paraprakE FUNDIT/ Bordi ndryshon çmimet e karburanteve, ja sa do të shiten tani
Artikulli tjetërE rëndë në Sarandë, një person gjendet i varur në shtyllë