Pjesëtarët e kësaj shenje të zodiakut janë të bindur se janë të pazëvendësueshëm, janë të pandjeshëm dhe inatçi, kritikë dhe urrejtës të çdo gjëje.
Advertisements
Bricjapët njihen si shenja më e ftohtë e Zodiakut. Ata besojnë se vendimet duhet të udhëhiqen nga arsyeja, jo nga emocionet.
Si strategë të zhytur në mendime, planifikojnë me kujdes çdo hap dhe mendojnë se jeta do të ishte shumë më e lehtë nëse njerëzit nuk do të lejonin që mocionet dhe vendimet e paarsyeshme t’i pengonin.
Advertisements
Ata besojnë se për ngjitje dhe përparim të sigurt, gjëja më e rëndësishme është parandalimi i humbjeve dhe jo përpjekja për fitime të shpejta. Konsiderojnë se mendimi i tyre duhet të jetë i fundit dhe se duhet dëgjuar pa diskutim. Kur janë në krye, ata janë në gjendje të bëhen tiranë dhe kur janë në një pozicion vartës, u servilosen atyre që janë sipër.
Mirëpo, ajo që fshihet pas dukjes së ftohtë është pasiguria, frika nga vetja, frika nga të tjerët, frika nga dështimi, frika nga emocionet. Në fakt, ata kanë frikë nga gjithçka. Edhe pse duket se janë gjithmonë nën kontroll, kur janë të pushtuar nga zemërimi, mund të jenë shumë mizorë dhe agresivë. Janë kopracë të mëdhenj dhe janë gati të jenë në një lidhje me dikë, edhe pse mendojnë se ai person nuk është për ta.
Ndërkaq, në vendin e punës çdo ditë ndodhin dinamika interesante mes kolegësh. E keni menduar ndonjëherë se shenja e horoskopit mund të përcaktojë se me kë mund të ndërtoni marrëdhënie më të mira? Yjet zbulojnë se me kë shkon më shumë secila shenjë e horoskopit. A e urreni pastrimin dhe rregullimin? Shumica prej nesh e urren, por thjesht duhet të rregullojm shtëpinë, apo jo? E vërtetë. Ndërkaq, ne ju njohim me shenjat e zodiakut dhe rregullin që çdo shenjë mban në shtëpitë e tyre.