Një përplasje e ashpër ka ndodhur në Maliq mes dy personave. Mësohet se sherri ka ardhur pas një konlfikti të çastit dhe gjatë përleshjes fizike janë përdorur edhe thikat. Si pasojë, ka mbetur i plagosur shtetasi B.P, 40 vjeç i cili po merr ndihmën mjekësore në spital.
Advertisements
Policia ka shoqëruar në komisariat shtetasin G.M, 35 vjeç i cili po ashtu ka mbetur i plagosur nga konflikti por ka dëmtime më të lehta.
Njoftimi i Plotë:
Advertisements
Maliq/Informacion paraprak
Më datë 28.06.2022, rreth orës 17:10, jemi njoftuar se në fshatin Bregas, Maliq, në një lokal, gjatë një konflikti të çastit, dyshohet se janë dëmtuar me mjet prerës me njëri-tjetrin, shtetasit G. M., rreth 35 vjeç, banues në fshatin Bregas dhe B. P., 40 vjeç, i cili u transportua në Spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shtetasi G. M., me dëmtime më të lehta trupore, aktualisht ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.