Fundi i Vladimir Putinit është shumë afër, del në skenë dekreti “bombë” nga mafia ruse që pritet të “hedhë në erë” shefin e Kremlinit

Presidenti rus Vladimir Putin i ka ditët e numëruara. Kjo situatë vjen pasi atë po e braktisin të gjithë. Duke nisur që nga besnikët e tij që e kanë tradhtuar, sabotimet e gjeneralëve dhe ushtarëve në fushëbetejë, e deri tek goditja e fundit që ka marrë nga mafia ruse. Asnjë mbështetje për Vladimir Putin.

Advertisements

Mafia ruse, e cila drejton marrëveshje miliarderësh si në Moskë ashtu edhe në Kiev (dhe në shumë kryeqytete të tjera evropiane) po ekspozohet për herë të parë duke i thënë jo përfshirjes së drejtpërdrejtë të bosëve dhe klaneve të tyre në luftën në Ukrainë.

Një goditje tronditëse kjo për Vladimir Putinin. Repubblica i referohet një dekreti, i cili u kujton anëtarëve të “hajdutëve me ligj”, vëllazërisë që dominon botën kriminale post-sovjetike, se është rreptësisht e ndaluar të mbash armët për të mbështetur një shtet, sido që të jetë. Teksti, i shkruar me dorë dhe anonim për t’i shpëtuar ligjeve të ashpra të miratuara në vitin 2019 nga Putin, është i barabartë me një lloj dënimi nga “Gjykata Kushtetuese e botës së krimit”. E gjitha buron nga prezenca e supozuar e disa vëllezërve mafioz me origjinë ukrainase brenda trupave territoriale të Zelenskyt.

Advertisements

Prandaj ka ardhur dhe alarmi i krerëve kriminalë: “Autoritetet ukrainase po përpiqen t’i kthejnë kriminelët në ushtarë dhe bëjnë gjithçka për të njollosur për mirë nderin e të burgosurve. Përhapja e dokumentit ka ardhur nga media e besuar CrimePrime.ru e administruar nga Lilya Kharina. Ka disa bosë ukrainas aktivë në Kiev në luftën kundër pushtuesit: “Lera Sumskoj, emri i luftës me të cilin njihet Sergej Lysenko; Zakhary Kalashov i njohur si Shakro Molodoy; Valery Sheremet (Sharik) në Odessa; Vasily Rusan(Vasya Ushaty) në Kiev”.

Megjithatë, asnjë nga këto nuk do të kishte role zyrtare dhe mafiozët ukrainas, të vetëdijshëm për rrezikun, mohojnë praninë e tyre në radhët e ushtrisë ukrainase. Çuditërisht, integriteti është në rrezik i Rusisë, mafia: nga njëra anë ata që respektojnë kodin tradicional, nga ana tjetër ata që tundohen të bëjnë aventura mes paraushtarakëve, ndoshta duke vënë baste për fitimet e mëdha gjatë dhe pas luftës.

Putin braktiset edhe nga të pasurit

Sipas një analize të të dhënave të migracionit, më shumë se 15 mijë milionerë pritet të braktisin Rusinë këtë vit. Kjo shihet si një hap që qytetarët e pasur rusë po ndërmarrin për t’i kthyer shpinën regjimit të presidentit Putin pas pushtimit të Ukrainës. Rreth 15% e rusëve me më shumë se 1 milion dollarë në asete të gatshme pritet të emigrojnë në vende të tjera deri në fund të vitit 2022, sipas projekteve të bazuara në të dhënat e migracionit nga Henley & Partners, një firmë me qendër në Londër që vepron si lidhëse midis super të pasurve dhe vendeve që shesin shtetësinë e tyre.

“Rusia do të ketë rrjedhje milionerësh. Individët e pasur të cilët kanë emigruar nga Rusia ka ardhur duke u rritur çdo vit gjatë dekadës së fundit. Kjo është një shenjë paralajmëruese e hershme e problemeve aktuale me të cilat përballet vendi. Historikisht, kolapset e mëdha të vendeve zakonisht janë paraprirë nga një përshpejtim i emigrimit të njerëzve të pasur, të cilët shpesh janë të parët që largohen pasi kanë mjetet për ta bërë këtë”, tha Andreë Amoils, kreu i kërkimit në Neë Ëorld Ëealth, i cili përpiloi të dhënat për Henley. Të pasurit e botës tradicionalisht janë zhvendosur në SHBA dhe MB, por Henley tha se Emiratet e Bashkuara Arabe pritet t’i kalojnë ata si destinacioni numër një për emigracionin e milionerëve.

“Mbretëria e Bashkuar ka humbur vendin e saj, ndërsa roli i Shteteve të Bashkuara si magnet për personat e pasur është duke u venitur gjithmonë e më shumë. Ndërkohë Emiratet e Bashkuara Arabe pritet të tërheqin flukset më të mëdha neto të milionerëve globalisht në vitin 2022”, tha Henley në raportin e tij, i cili bazohet në ndjekjen sistematike të tendencave ndërkombëtare të migrimit të pasurisë private.

Rreth 4,000 të pasur pritet të jenë zhvendosur në Emiratet e Bashkuara Arabe deri në fund të vitit, të ndjekur më pas nga Australia e cila pritet të tërheqë rreth 3,500 të tillë, Singaporit me 2,800 dhe Izraeli me 2,500 të pasur.

Artikulli paraprakNënë e bir ranë në ujë dhe gjetën vdekjen, flet dëshmitari: Ndaluan fillimisht, më pas i dhanë gaz
Artikulli tjetërMbytja dhe hedhja në liqen e Martin Çeços, flet Tina ‘molla e sherrit’: Te Valteri punoja te stalla e lopëve, Martini më shkruante