E rëndë në këtë vend! 24-vjeçari vret mësuesen e tij, vjen rrëfimi tronditës: E bëra unë!

Luca Orlandi, një fermer 24-vjeçar ka rrëfyer vrasjen e profesoreshës e anglishtes Norma Megardi. I riu, i cili punonte si fermer në arat që gjyshi i tij i kishte marrë me qira nga ish-mësuesja e anglishtes, ka pranuar se i ka marrë jetën 74-vjeçares sepse gruaja nuk donte më të rinovonte kontratën.

Advertisements

Thashethemet për një motiv të mundshëm lidheshin me një borxh të papaguar qiraje që shkonte në rreth 2600 euro, ndërsa Luca është arrestuar mëngjesin e djeshëm, rreth orës 2:30.

Emri i të riut ishte regjistruar në regjistrin e të dyshuarve së bashku me atë të prindërve të tij Pietro Orlandi, me profesion polic dhe Ivana Ferrari.Krimet e diskutueshme janë ato të vrasjes me dashje, djegies dhe shkatërrimit të kufomës.

Advertisements

Fermeri 24-vjeçar, i cili punon në kompaninë e gjyshit të tij u shfaq të premten në mbrëmje në kazermë së bashku me avokatët e tij Stefano Bagnera dhe Paolo Amisano për të treguar për vrasjen dhe për t’i lënë hetuesit krejt pa fjalë.

“Unë e vrava Normën pas një debati”, tha Luca pasi ish-mësuesja ishte raportuar e zhdukur prej të hënës së shkuar.

Sipas një rindërtimi fillestar, gruaja u vra pasditen e vonë të së hënës pas një mosmarrëveshjeje dhe më pas u dërgua në fshatin Isola Sant’Antonio, në një zonë të paarritshme dhe të vështirë, vetëm pak hapa nga lumi Po dhe San Pio.

Në atë moment, Opel-it ku gjendej trupi i shtrirë në sediljen e pasme i është vënë flaka.

Refuzoi t’i jepte tokat me qira, fermeri 24-vjeçar vret

Vetëm pasi zjarri u shua, hetuesit gjetën mbetjet njerëzore dhe menjëherë e lidhën ngjarjen me gruan, e cila u zhduk disa orë më parë

Ndërkohë, fqinjët e Megardit dëshmuan duke thënë se ka pasur tension, madje edhe kërcënime dhe frikë në raportin e 24-vjeçarit me ish-mësuesen.

Disa treguan për pula të ngordhura që u gjetën në portë me pulla kërcënuese, ndaj Norma nuk donte më t’i jepte me qira ato toka.

Por, ky ishte një vendim që Orlandi nuk mund ta pranonte dhe sipas asaj që është rikonstruktuar deri tani, ka pamje që tregojnë makinën, pasditen e së hënës, teksa kalon pranë fermës, dhe ndalon në një udhëkryq, një rrugë që 74-vjeçarja e ka përdorur për të ushqyer dy qen të braktisur nga të cilët nuk është kthyer më.

Artikulli paraprak‘Trondit’ Alfred Cako, rrëfen për herë të parë se çfarë fshihet poshtë malit të Tomorit
Artikulli tjetërKonflikti që nisi për 100 kg hashash/ Zbardhen detaje të reja për vrasjen me tritol të Aleksandër Sadikajt